23.5 C
Tirana

Rikthehet debati/ BE dhe Greqia të dështuar për strehimin e azilantëve

Më datë:

Zjarri në kampin e Morias të Greqisë la të pastrehë të paktën 13 mije emigrantë dhe ngriti shumë pikëpyetje nëse ishte një zjarrvënie e qëllimshme, neglizhencë, apo vetëm një aksident. Por ndërsa shkaku ende mbetet i paditur, mbipopullimi i kampit targetohet nga të gjithë si problemi qendror.  

I konsideruar nga shumë  si “turpi i Evropës”, kampi i Morias është vënë në qendër të diskutimeve për tu mbyllur  prej vitesh nga  politikanët e të dyja krahëve, pa patur një përgjigje se ku mund të strehohen emigrantët.

Planet dhe investimet e  BE, për të përmirësuar gjendjen në kampet e azilantëve në Greqi, pas zjarrit më të fundit treguan edhe njëherë mungesën e suksesit, raporton deutshce Velle.

Ngjarja e së merkurrës nuk shënon vetëm një dështim të politikave të Greqisë, por një dështim të vetë BE, raporton prestigjiozja gjermane, sipas të cilës BE ende nuk arrin të krijojë politika të njëjta të imigracionit.

 E ndërkohë që politika e ka të vështirë të gjejë një rrugë komunikimi,  Moria na vjen përpara syve. Kampi i cili duhet të presë vetëm 2500 emigrantë dhe strehonte më shumë se 13 000 të tillë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...