18.5 C
Tirana

Rikthehen autorizimet për lëvizjet për punë pas orës 22, Manastirliu sqaron arsyen e mbylljes gjatë natës: Lokalet e restorantet burim infeksioni

Më datë:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka sqaruar se si do të zbatohet kufizimi i pjesshëm në vendin tonë për shkak të koronavirusit.

Manastirliu deklaroi se të gjithë ata persona që do të lëvizin pas orës 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit për çështje pune, duhet të pajisjen me autorizim përmes shërbimit E-Albania.

“Një nga konkluzionet ku kanë mbërritur është se baret, restorantet, lokalet e orëve të vona janë burimet më të mëdha të infeksioneve. Aktivitetet në këtë kohë, bëhen më të prirur për këto infeksione. Grupmoshat e të rinjve, më pas edhe nga statistikat, janë ata që shkaktarë të përhapjes së virusit. Në këto mjedise ulet vigjilenca, në ambientet e brendshme maska nuk mbahet. Nuk respektohen protokollet e vendosura. Ku e përhapin? Në shtëpi. Ua përcjellin gjyshërve, prindërve, që s’kanë të njëjtin imunitet. Zbatueshmëria e rregullave nuk ka qenë 100%. Kjo ndodh kudo. Kur vale e dytë e epidemisë ka përparuar më shpejt, i kanë marrë masat gradualisht, dhe ne kemi ndjekur të njëjtën trajektore. Për personat qe do të lëvizin për punë pas këtij orari, do të pajisen me autorizim përmes shërbimit të E-Albania.”, tha Manastirliu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...