19.5 C
Tirana

Reshjet në Kurbin, 60 banesa me prezencë uji

Më datë:

Reshjet e dendura gjatë mëngjesit kanë shkaktuar probleme në Kurbin, ku 60 banesa janë përmbytur, 50 në fshatin Zhej dhe 10 në Milot. Banorët shprehen se dëmet janë të mëdha dhe se kanalet nuk janë pastruar prej vitesh.

“Dëme ka shumë, në makina dhe në shtëpi e lokale. Ka një metër ujë brenda në lokal. 30 vjet nuk është pastruar kanali”, tha një banor. “Uji një metër në lokal, sepse ka pasur reshje të shumta. Kanalet nuk janë pastruar prej vitesh”, deklaroi një tjetër banor.

Kryebashkiakia e Kurbinit, Majlinda Cara, tha se reshjet kanë qenë shumë intensive brenda pak orësh.

“Ne po ndërhyjmë në fshatin Zhej, për shkak të prurjeve të menjëhershme nga malet. Problem ka qenë argjinatura në lumin Droj, ku po ndërhyjmë. Priten reshje sërish dhe situata është nën monitorim, sepse për ne prioritet është jeta e njerëzve”, u shpreh Cara.

Ndërkohë, lumi Droj po krijon probleme nga prurjet e larta, ndërsa në Skuraj, lumi Vinjoll rrezikon rreth 50 banesa.

Autoritetet vijojnë punën në terren për të menaxhuar situatën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“PD: Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tropojë injoron për herë të tretë vendimet e Prokurimit Publik, pavarësisht hetimeve nga SPAK”

Partia Demokratike akuzon Bashkinë Tropojë për shkelje të përsëritura...

PD denoncon Paketën Fiskale, Bozdo: Amnisti për evazorët, padrejtësi për bizneset e ndershme

Deputeti Enno Bozdo komentoi sot Paketën e re Fiskale...

Nesër votohen në Kuvend buxheti dhe paketa fiskale

Të mërkurën dhe të enjten Kuvendi do të miratojë...

Clark me dëshminë pro-UÇK “bombardon” edhe sot Hagën

Ish-komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark, ka deklaruar...