Reshjet e shiut shuajnë zjarret, aktive vetëm një vatër në Shqipëri

Më datë:

Reshjet e shiut që ranë në vendin tonë një ditë më parë kanë shkaktuar fikjen e pothuajse të gjitha vatrave të zjarrit në vendin tonë. Siç raporton Ministria e Mbrojtjes, mbetet aktive vetëm një vatër zjarri në fshatin Spatharë në Skrapar.

Zjarre të shuara janë në:

*Fshatin Plan i Bardhë dhe malin e Allushit, bashkia Klos. Si pasojë u dogj rreth 120 ha dhe u përshkua rreth 350 ha me shkurre, pishë dhe lis.

*Fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat. Si pasojë u dogj rreth 20 ha dhe u përshkua rreth 499 ha me shkurre, pish dhe ah.

*Fshatin Gur i Bardhë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos.

*Fshatin Gurë-Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Si pasojë u dogj rreth 55 ha dhe u përshkua rreth 580 ha me shkurre, pish dhe ah.

*Vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, njësia administrative Bulqizë, ku pavarësisht punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri me helikopter, u dogj rreth 22 ha dhe u përshkua rreth 35 ha me shkurre, pish dhe kullota.

Në bazë të parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjera.

Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku i lartë në qarkun Fier. Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku i moderuar. Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet nivel rreziku i ulët.

“Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë në gatishmëri, për çdo rast nevoje. Ftojmë të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe bashkëpunues: të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë, të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë, dhe të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së flakëve. Siguria është përgjegjësi e përbashkët”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GREQI – Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës

 Roja bregdetare greke ka shpëtuar pothuajse 550 emigrantë, përfshirë...

Shtyhet seanca e gjyqit për Veliajn, mungonin katër avokatë

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të mërkurë...

Kosova kualifikohet në “play-off” të Botërorit 2027

Kombëtarja e Kosovës e femrave ka shënuar një arritje...

Pirdeni: Rritja e pagave dhe digjitalizimi mbështetën administratën publike në 2025

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...