12.5 C
Tirana

Reshjet e shiut, përfshihen nga uji disa shtëpi në Drenas

Më datë:

Pas reshjeve të shiut, komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona.

Përmes një postimi në Facebook, komuna bën të ditur se në fshatin Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji.

Po ashtu bëhet e ditur se ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në teren, te gatshëm për intervenime.

Postimi i plotë:Njoftim për qytetarët e Komunës së DrenasitKomuna e Drenasit kërkon nga qytetarët të kenë kujdes për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona nga reshjet e shiut.

Ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në teren, te gatshëm për intervenime.

Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes.

Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji.

Për çdo emergjencë që keni, ju lutem lajmërohuni te Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zhupa kërkon ndryshime ligjore: Shteti të jetë garant i trashëgimisë kulturore, jo privati

Deputetja Ina Zhupa prezantoi sot në Komisionin për Çështjet...

PEKIN – Xi: SHBA të jetë e kujdesshme në furnizimin e Tajvanit me armë

Presidenti kinez, Xi Jinping i tha homologut të tij...

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, katër persona të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth...

Apeli i GJKKO vendos për Ervina Gjanën në dosjen e tenderave të AKSHI

Apeli i GJKKO ka pranuar pjesërish kërkesën e zyrtares...