10.5 C
Tirana

Reshje bore dhe temperatura të ulëta, ribllokohet nga ortekët Qafë Thorja

Më datë:

Mëngjesin e sotëm në zonën e tuneleve në Qafë Thore janë aktivizuar sërish ortekë dëbore, duke sjellë bllokimin e segmentit rrugor.

Reshjet intensive të orëve të para të mëngjesit, të shoqëruara me rritjen e temperaturave që aktualisht shënojnë rreth 0°C, kanë krijuar kushte të favorshme për shkëputjen e masiveve të dëborës në shpatet malore.

Si pasojë, zona e tuneleve është bllokuar nga ortekët, ndërsa rreziku për rënie të tjera mbetet i lartë. Temperaturat në rritje dhe sasia e konsiderueshme e borës së akumuluar në terren e shtojnë mundësinë e aktivizimit të mëtejshëm të ortekëve.

Strukturat përkatëse janë në monitorim të situatës dhe pritet ndërhyrja për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit sapo kushtet të jenë të sigurta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i Kosovës miraton Projektbuxhetin 2026

Me 59 vota pro,22 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi...

Koçiu: Asnjë përgjegjësi për tubimin, fëmijët të mos përfshihen në dhunë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë një...

Ekstradimi nga Belgjika dhe spitali i burgjeve: Vëllai i Suel Çelës kërkon lirimin

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës u ekstradua pak...

SPAK për Ballukun pengohet, Bylykbashi: Korrupsioni kërcënon demokracinë

Në sesionin “Të drejtat e njeriut si bazë për...