14.5 C
Tirana

Rënia Në Peshë Faktori Thelbësor Në Shërimin Nga Diabeti i Tipit 2

Më datë:

Rreth pesë për qind e personave që kanë marrë një diagnozë të diabetit të tipit II arrijnë të shërohen nga sëmundja, sipas një studimi nga hulumtues të universiteteve të Glasgout dhe Edimburgut, i botuar në Plos Medicine.

“Në fillim të viteve ’90, u tregua mundësia e shërimit nga diabeti i tipit II pas operacionit bariatrik. Dy studime të fundit kanë treguar, gjithashtu, se është e mundur të arrihet remisioni i sëmundjes edhe përmes rënies në peshë”, shpjegojnë studiuesit.

Hulumtimi analizoi të dhëna nga rreth 160 000 persona me diabet.

Prej tyre, në vitin 2019, 7 710 kaluan në remision, që do të thotë se ata vazhduan të kishin nivele normale të hemoglobinës së glikuar për të paktën një vit, pavarësisht se nuk merrnin ilaçe.

Hulumtuesit studiuan, gjithashtu, karakteristikat e pacientëve të cilëve u kishte ndryshuar tipi i diabetit: ata prireshin të ishin më të moshuar, nuk merrnin ende ilaçe, kishin pësuar rënie drastike në peshë ose i ishin nënshtruar një operacion bariatrik.

“Implikimet e menjëhershme për praktikën klinike janë se këta njerëz duhet të njihen dhe të ndiqen siç duhet, në mënyrë që të mund të marrin mbështetjen e duhur”, shkruajnë studiuesit, të cilët megjithatë paralajmërojnë se “është e rëndësishme të dihet se remisioni i diabetit mund të mos jetë i përhershëm”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...