10.5 C
Tirana

RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa ku fshihet një i kërkuar

Më datë:

Forcat e policisë në Pukë kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz në Pukë, që prej orëve të para të mëngjesit.

Brenda në banesë ndodhet një person i kërkuar, ndërsa forcat RENEA janë nisur nga Tiranë në drejtim të Pukës.

Në vendngjarje janë nisur edhe forcat nga anti terrori nga Shkodra, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkua.

Një prej tyre është identifikuar si Juljan Cumrraku, i cili dyshohet se është i lidhur me grupe terroriste.

Policia ka identifikuar Juljan Cumrakun dhe Arben Ukën, të cilët dyshohet se janë ndjekës radikalë të islamit.

Fillimisht ata janë pikasur nga policia e Pukës, dhe më pas ka mbërritur në zonë edhe Forcat RENEA. Prej disa orësh policia po u bën thirrje që të dorëzohen, por ata nuk kanë pranuar.

Ndërkohë të dy këta persona dyshohet se janë të armatosur rëndë, çka vështirëson dhe ndërhyrjen në banesë.

Policia po tenton të negociojë duke dërguar vëllain e njërit prej tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund rrethimi në Orosh! Dy personat e armatosur vetëdorëzohen te policia

Dalja e dy personave të armatosur nga banesa e...

Berisha: Kjo qeveri do shkruhet në muret e historisë si më antishqiptare dhe më hajdute

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e...

Bylykbashi: Rama po bën avokatin e Ballukut, nuk e shkarkon sepse është i përfshirë kokë e këmbë

https://www.youtube.com/live/MS5UWNajuxI?si=wR5RplcFKWd7jNRx Në “Foltoren 2”, të organizuar para Kryeministrisë Oerd Bylykbashi...

Shkencëtarët zbulojnë një përfitim surprizues nga lëngu i portokallit

Një dietë e balancuar është çelësi i një jete...