17.5 C
Tirana

Rekrutimi në Forcat e Armatosura, Rama: Ti ke forcën që nderon kombin

Më datë:

Ministria e Mbrojtjes e konsideron thelbësore për Forcat e Armatosura rekrutimin e ushtarëve me një profil sa më të lartë, në kushtet e një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës.

Kryeministri Edi Rama tha sot se kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Ti ke forcën që nderon kombin.Kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë, për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë”, tha Rama.

Ushtritë e vendeve të NATO-s i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij problemi, në mënyrë të veçantë instrumenteve të përzgjedhjes dhe motivimit të tyre. Rekrutimi i ushtarëve/detarëve ka një impakt të rëndësishëm mbi të ardhmen e FA-së. Për këtë arsye kërkohet që të rekrutohen shtetas me një profil cilësor, të aftë nga ana fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor. Një gjë e tillë mund të arrihet nëpërmjet përsosjes së sistemit të përzgjedhjes dhe motivimit.

Rekrutimi për t’u bërë ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura duhet t’u ofrojë shanse të barabarta të gjithë shtetasve shqiptarë për mosdiskriminim për shkak të racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, përkatësisë fetare, vendbanimit, si dhe pagës, përfitimeve dhe kompensimeve të tjera, sipas veçorive të shërbimit ushtarak.

Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve do të jenë transparente dhe të dokumentuara. Për të rritur transparencën, procedurat, kriteret, udhëzimet, rregulloret e testimeve dhe lista përfundimtare e rezultateve të testimit do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të Forcave të Armatosura dhe do të përmirësohet mënyra e zhvillimit të testimit dhe vlerësimit nëpërmjet sistemit të automatizuar.

Për të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentesh. Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...