Regjistrohet vdekja e dytë nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar

Më datë:

Mediat lokale njoftojnë se edhe një person ka humbur jetën dje nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, (AA).

Personi i cili ishte në vitet e 80-ta kishte gjendje të vështirësuar shëndetësore dhe ndërroi jetë në spital, shkroi e përditshmja “Milton Keynes Citizen”.

Pacientët e tjerë në repart janë izoluar dhe është kryer një pastrim i thellë, raportoi gazeta lokale duke shtuar se mjekët prisnin rezultatet zyrtare të testit për të konfirmuar se ishte një rast i Covid-19.

Në izolim është edhe stafi i spitalit që u kujdes për pacientin.

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 163, me 47 raste të reja të konfirmuara sot nga autoritetet shëndetësore.

Viktima e parë në vend ishte një burrë i moshuar i cila ndërroi jetë nga sëmundja vdekjeprurëse në fillim të kësaj jave në Berkshire.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...