21.5 C
Tirana

Refuzoi t’i përgjigjej mediave, deputetja demokrate i kërkon dorëheqjen Ministres për Fëmijët: Sot tregove se nuk je e denjë për detyrën që mban

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e ministres për Fëmijët, Bora Muzhaqi, në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinionin publik, për vrasjen e 8-vjeçarit.

Përmes një reagimi, Zhupa theksoi se Muzhaqi ka refuzuar që të japë sqarim në lidhje me regjistrin kombëtar për krimet seksuale.

Sipas demokrates, Muzhaqi nuk është e denjë të bëjë politika për fëmijët shqiptarë.

REAGIMI I ZHUPËS
Dy realitete krejt të ndryshme kishte sot në Tiranë. Familjarët e Mateos, të dërrmuar nga dhimbja, që kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të firmosur kthimin e dënimit me vdekje dhe Ministrja e Edi Ramës për fëmijët, që shpërfill me buzëqeshje dhimbjen e pamasë për vrasjen makabre të vogëlushit. Bora Muzhaqi ikën pa thënë asnjë fjalë për të, pa treguar aspak dhimbsuri, përulësi dhe përgjegjshmëri për detyrën e saj.
Kur të shihni videon, jam e sigurt se do të revoltoheni njësoj si unë. Dhe nuk e them këtë, sepse unë jam deputete e opozitës, që shoh më të këqijat tek qeveria. Jam e revoltuar si nënë dhe si qytetare, kur shoh Ministren për Fëmijët të na përplasë në fytyrë VKM-në e detyrave të saj.
Zonja Ministre! Ju sot duhet të jepni dorëheqjen, sepse nuk jeni e denjë të bëni politika për fëmijët tanë!
Jeta dhe mirëqenia e një fëmije është çështje shumë më e madhe sesa një VKM. Por ju këtë zonja Ministre nuk mund ta kuptoni, sepse jeni në atë detyrë jo për meritën tuaj, por sepse Edi Ramës i duhet buzëqeshja juaj!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...