2.5 C
Tirana

Receta e Tavës Verore – Si ta Përgatisni në Vetëm 30 Minuta

Më datë:

Pak përbërës dhe shumë shije në një pjatë kaq të lehtë për t’u përgatitur.

Mund të jetë receta ideale kur nuk keni shumë kohë por doni të përgatisni diçka të shëndetshme.

Në stinën e verës ato që nuk mungojnë janë perimet e shumëllojshme dhe të freskëta.

Dhe një sekret që ju tregojmë është se nuk ka nevojë që të dini të gatuani, pasi mjafton të dini si të prisni perimet.

Përbërësit

3 patëllxhanë

2 kungulleshka

2 domate mesatare

2 speca

2 lugë gjelle vaj ulliri

2-3 thelpinj hudhre

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja

Si fillim që të lani mirë perimet më ujë të bollshëm dhe pak sodë buke.

Më pas qërojini dhe nisni t’i prisni kungulleshkat dhe patëllxhanët në rrathë rreth 1 centimetër.

Ndërsa domatet dhe specat pritini më hollë dhe lërini mënjanë.

Merrni një tavë dhe hidhini aty perimet që përgatitët.

Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës dhe vajin e ullirit.

Përzjejini perimet mirë që të marinohen plotësisht, kështu do të kenë një shije akoma dhe më të mirë.

Pasi t’i keni përhapur perimet në të gjithë sipërfaqen e tavës, që perimet të piqen njësojë, shtoni thelpinjtë e prerë të hudhrës.

Futeni tavën për t’u pjekur derisa perimet të jenë gati.

Perimet do të zbuten dalëngadalë nga lëngu i domates duke marrë dhe shijen e saj të të freskët.

Në fund të pjekjes hidhni majdanozin e grirë që t’i jepni një aromë të përkryer.

Servirini perimet duke i shoqëruar me sallata të freskëta ose me tarator.

Një recetë e tillë është shumë perfekte pasi mund ta fusni dhe në frigorifer dhe ta konsumoni të ftohtë.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...