11.5 C
Tirana

Reçel me Mollë dhe Kanellë – Shija Perfekte e Vjeshtës

Më datë:

Në këtë sezon, mollët janë fruti më i mirë që mund të zgjidhni për të ruajur shëndetin tuaj.

Ato mund t’i konsumoni si të papërpunuara ashtu edhe të gatuara në bazë të recetave të shumta që ekzistojnë.

Një kombinim klasik i mollëve dhe kanellës, për të sjellë në tryezat tuaja reçelin me shijen më të veçatë.

Një recetë e lehtë, të cilën mund ta përgatisni në pak kohë duke ndjekur recetën si më poshtë.

Përbërësit

  • 10 gota mollë të prera në kubikë
  • 2 gota sheqer të grimcuar
  • 3 lugë çaji kanellë të bluar
  • 1 e 1/2 lugë çaji arrëmyshk
  • 1/2 lugë çaji karafil
  • 1 e 1/2 lugë xhelatinë

Përgatitja

Në një tenxhere të madhe, bashkoni mollët, sheqerin, kanellën, arrëmyshkun dhe karafilin. Lëreni përzierjen të ziejë.

Pas pak, mollët do të fillojnë të lëshojnë lëngun e tyre.

Kur të ndodhë kjo, merrni nga tenxherrja rreth 50 ml lëng dhe ruajeni për hapin e mëposhtëm.

Lërini mollët të vazhdojnë zierjen derisa të zbuten dhe sa pjesa më e madhe e lëngut të ketë avulluar. Përziejeni shpesh për të parandaluar djegien.

Kur të ketë mbetur shumë pak lëng në tenxhere, hiqni mollët nga zjarri.

Shtoni xhelatinën në gotën me lëng që ruajtët dhe më pas hidheni në përzierjen e mollës duke i trazuar mirë.

Shpërndajeni reçelin nëpër kavanozë dhe lëreni të ftohet plotësisht përpara se ta ruani në frigorifer.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...