14.5 C
Tirana

Reagon KLP për “shigjetimet” e Veliajt nga qelia për prokurorin Olsi Dado

Më datë:

Për akuzat nga qelia të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj prokurorit Olsi Dado, ka reaguar këtë të Martë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Në një njoftim zyrtar, KLP thotë se SPAK e prokurorët janë gjendur nën sulme e etiketime denigruese të vazhdueshme, të cilat cenojnë integritetin e drejtësisë shqiptare.

“KLP shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Olsi Dado.

Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës.”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional. Për raportimet në media, rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike  duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Juglindja e bllokuar” – Shembjet e rrugëve dhe reagimi i deputetëve

Deputetja e PD-së e Qarkut të Korçës Ledina Alolli...

Molotovë dhe fishekzjarre në protestën e PD, lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur

Gjykata ka liruar të gjithë personat e shoqëruar gjatë...

Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta

Sot në SPAK është paraqitur gazetari i njohur Sokol...

Trajtime natyrale me produktet që mbani në frigorifer

Me ndryshimin e stinëve edhe kujdesi ndaj lëkurës duhet...