Rasti ‘’Karaçeva’’, ngritet aktakuzë kundër 73 personave

Më datë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër shtatëdhjetetre (73) personave – të pandehur lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’.

Më shumë se një vit më parë, Policia e Kosovës kishte nisur një aksion të madh ku u arrestuan një numër i madh i të dyshuarve, përfshirë këtu edhe zyrtarë policor.

Kur kanë kaluar më shumë se 13 muaj, Prokuroria Themelore në Gjilan tashmë ka ngritur aktakuzën kundër gjithsej 73 personave të përfshirë në këtë rast.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, sipas aktakuzës, të pandehurit F.L., H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.Th., S.G., S.N., Z.A., N.S., dhe F.K., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Lexo po ashtu:
Bixhoz ilegal, kontrabandim me njerëz, armë e narkotikë – policia arreston 33 persona në Karaçevë, 10 prej tyre policë
Bixhoz ilegal, kontrabandim me njerëz, armë e narkotikë – policia arreston 33 persona në Karaçevë, 10 prej tyre policë
Po ashtu, edhe të pandehurit D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S., F.S., V.S., L.M., F.V., I.V., S.S., M.S., F.M. dhe B.F., akuzohen për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, të pandehurit E.K., F.S., R.S., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., A.Th., F.K. dhe L.S., akuzohen për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.Rr., A.H., H.M. dhe J.B., kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 paragrafi 1 dhe ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’, nga neni 261 paragrafi 2 të KPRK-së.

Të pandehurit B.A. dhe B.B., akuzohen për shkak të veprës penale ‘’Blerja pranimi, ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit N.L., F.L., Xh.K., A.S., A.Th., Y.F., L.G., D.H., I.K., M.L., B.G., Sh.I., M.M., Q.M., M.M, N.R., I.F., A.Th., V.B. dhe S.I., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, nga neni 294 paragrafi 2 të KPRK-së

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...