Rama: Urdhri sovran bektashi, sipas Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare

Më datë:

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Nju Jorku se, për krijimin e Urdhrit Sovran Bektashi do të shihen të gjitha aspektet legjislative.

Në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, i pyetur nëse do të mbahet referendum, do të votojë Parlamenti, apo do të këshillohet me Akademinë e Shkencave dhe Arteve për krijimin e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi, Rama u shpreh se, “Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ti e di shumë mirë dhe në bazë të Kushtetutës dhe mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare ne do të votojmë një proces që do të jetë konform Kushtetutës dhe konform ligjeve ndërkombëtare, pa asnjë diskutim, sepse kjo nuk është një gjë që e thashë unë dhe u bë”.

Rama u shpreh se, “jo ka një proces, do të diskutohen gjërat, do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, unë besoj që do të triumfojë arsyeja”.

“Në këtë gjë po ju them ka vetëm të mira, çdo gjë mund të ketë ato të vetat, por në këtë gjë unë nuk shoh asnjë gjë që mund të thuash “jo po se kjo”. Asnjë, zero, që të mos flas për të mirat e tjera që sjell për Shqipërinë e për shumë e shumë gjëra nga pikëpamja e vizibilitetit, nga pikëpamja e interesit, atraksionit etj. Le të mos flasim për këto.

Po flas vetëm për interesin tonë kombëtar dhe për trashëgiminë tonë historike, kulturore kombëtare. Kështu e shoh unë”, theksoi Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kamioni përplas për vdekje 61-vjeçarin në Kombinat

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën...

Plagoset me armë zjarri i riu në Kurbin, detajet e para

Një 35-vjeçar nga Kurbini ka mbetur i plagosur me...

Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për afatet e paraburgimit të Veliajt

Avokati i Erion Veliajt, në një deklaratë për mediat...

Kallas: Parimet e Kartës së OKB-së janë nën “sulm të drejtpërdrejtë”

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas,...