Rama thirrje emigrantëve për votime: Jeni dëshmitarë të ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur

Më datë:

Nga Podkasti i tij “Flasim” Kryeministri Edi Rama u bëri sërish thirrje shqiptarëve jashtë vendit të nxitojnë të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit.

Meqë po flasim për Greqinë, për regjistrim se është e pashmangshme dua ti them të gjithëve që data e fundit, deri tani, e regjistrimit është 4 Marsi. Kush dëshiron duhet të nxitojë të regjistrohet, mirë është të regjistrohet secili, sidomos shqiptarët e Italisë dhe Greqisë që janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, por mbi të gjitha janë dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit dhe ndryshimit të këndit të shikimit, jo të masës, po themi, kryesore të popullatës”, tha Edi Rama.

Kryeministri theksoi se procedura e regjistrimit është e thjeshtë në platformën e KQZ-së dhe mund të regjistrohen edhe ata që pasaportat apo letërnjoftimet i kanë të skaduara.

“Mjafton të shkohet në Google, KQZ, diaspora KQZ, gjendet edhe linku aty, diaspora, kërkon pak durim, duhet bërë me kujdes me procesin, por nuk është i vështirë. Mund të regjistrohen tani dhe ata që kanë pashaporta ose karta identiteti që mund të kenë dalë jashtë afatit sepse edhe këtë e kemi siguruar tani. të skaduara. Votimi është falas dhe do të financohet tërësisht nga shteti. Do të vijë zarfi në shtëpi në adresën që duhet të jetë e shtëpisë, duhet të bëhet kujdes të hapet me kujdes, se brenda ka një zarf ku do të hidhet prapë vota dhe do të hidhet në postë, e parapaguar”, u shpreh Kryeministri Rama.

Kryeministri theksoi se sa më shumë votues të marrin pjesë, aq më mirë është, pasi kjo është hera e parë që votohet nga jashtë vendit për zgjedhjet e 11 Majit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...