Rama thërret bashkitë: pastrimi i mbetjeve dhe Paketa e Maleve në qendër të diskutimeve

Më datë:

 Kryeministri Edi Rama po zhvillon takim që prej orës 11:00 me kryebashkiakët socialistë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Kjo mbledhje me dyer të mbyllura vjen në kuadër të turit të tij “Punët e Shqipërisë”, ndërsa po diskutohen çështje të tjera me interes për pushtetin vendor dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar ngritjen e emergjencave në nivel lokal, ndërsa ka vënë theksin te mbledhja dhe përpunimi i mbetjeve, sidomos në zonat turistike.

Në fokus është edhe Paketa e Maleve, puna për të cilën duhet të jetë e vrullshme nga ana e kryebashkiakëve, pasi kreu i qeverisë ka vënë një kusht për rikandidimin e tyre që lidhet pikërisht me këtë nismë.

Ditët e fundit, numri një i kabinetit qeveritar ka mbajtur disa takime me strukturat e Partisë Socialiste në kryeqytet, si një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme vendore. Prioritet për mazhorancën në këtë mandat të katërt qeverisës mbetet edhe integrimi në Bashkimin Europian.

Më 21 mars, u mblodh për më shumë se 3 orë në Durrës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, duke çelur zyrtarisht fushatën për garën brenda partisë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, analizoi rezultatet zgjedhore të 2025-ës dhe vendosi afatet për të gjithë procesin e“riformatimit” të strukturave.

Rama la porositë për zgjedhjet e 2027-ës duke u ndalur te negociatat Shqipëri-BE, reforma në drejtësi, administrata, shërbimet e veçanërisht te qarku i Tiranës!

Fushata pritet të përmbyllet më 12 qershor 2026, duke shënuar edhe 35-vjetorin e Partisë Socialiste, me fokus dialogun me bazën dhe organizimin e brendshëm.

Sa i takon kryebashkiakëve, Rama e ka qartësuar herë pas here se nuk do të ketë asnjë kandidat që do të marrë miratimin për të rikandiduar, pa 10 kontrata të firmosura në kuadrin e Paketës së Maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...

Përplasja Burgija-Berisha: akuza për lidhje me Ramën dhe refuzimi i kryedemokratit

https://www.youtube.com/live/3LasjVxkytw?si=O2LtCrPJR2KKHh6q&t=376 Kreu i grupit të këshilltarëve të PD në Durrës,...

Rrogozhinë-Peqin: “Shtëpia e barit” nxjerr në pah dështime në policinë lokale, pezullohen zyrtarët

Furtunë në komisariatin e Peqinit, pas zbulimit të “shtëpive...