14.5 C
Tirana

Rama: Thellim i marrëdhënieve dypalëshe me Arabinë Saudite

Më datë:

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Ambasadori saudit i përcolli Kryeministrit ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Kryeministri vlerësoi ftesën miqësore, nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme, ndërsa në shenjë mirënjohje zgjodhi të vishte edhe tunikën saudite.

“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, u shpreh Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Parlamenti britanik: 700 familje shqiptare rezultojnë në listat e dëbimit”

Sekretarja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, ka publikuar një...

Reshjet në Kurbin, 60 banesa me prezencë uji

Reshjet e dendura gjatë mëngjesit kanë shkaktuar probleme në...

Reshje e shtrëngata, Ministria e Mbrojtjes: Si paraqitet situata në vend

Sot, më 18 nëntor 2025, pritet që pjesa më...