Rama sot në Azerbajxhan, takim “kokë më kokë” me Presidentin! Nesër vizitë në Stamboll

Më datë:

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Azerbajxhan dhe më pas në Turqi. Turni në fjlaë vjen pas vizitës së tij në Gjermani, ku thuhet se ka marrë edhe konfirmim sa i takon integrimit të Shqipërisë në BE.

Në axhendën e bërë publike dje nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, ditën e sotme kreu i qeverisë shqiptare pritet të ketë një takim “kokë më kokë” me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Po ashtu parashikuar që Rama të takohet edhe kryetarin e Kuvendit, Sahiba Gafarova si edhe me kryeministrin Ali Asadov.

Qëllimi i vizitës pritet të jetë bashkëpunimi në rritje mes dy vendeve dhe fokusi do të jetë ekonomia si dhe lufta në Ukrainë. Ndërkohë, ditën e nesërme Rama do të niset drejt Stambollit, ku do të takohet me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”, një kompani që ka në fokus kërkimin shkencor dhe atë teknologjik.

AXHENDA
E enjte, 14 prill
07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”
13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit
16.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve
16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit
18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit
E premte, 15 prill
11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit
13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rreziku i iktusit rritet edhe nëse zemra bën nën 50 rrahje në minutë

Kontrolloni pulsin tuaj. Dhe mësohuni të matni rrahjet e...

PD: Berisha denoncoi propagandën qeveritare në media, jo gazetarët

Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratave të Asosacionit të...

Dhjetëra të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, disa orë para armëpushimit

Rusia duket se ka rritur intensitetin e sulmeve ndaj...

Shtyhet për në 20 korrik vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Gjykata Speciale në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka...