Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot në Kuvend akuzave të opozitës për çështjen “McGonigal”.
Në seancën plenare, Kreu i Ekzekutivit deklaroi se: “nuk ka asnjë akuzë apo fakt të vërtetë se zyrtari i lartë amerikan ka folur me mua për rrezikun rus, por është një tjetër proces hetimor i “frontit të prokurorisë politiko-mediatike” këtu në Parlament”.
Rama nënvizoi se: “në të tërë rreshtat e aktakuzës nuk ka asnjë akuzë dhe as edhe një të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt dhe të përsëritur të takimeve të mia me zyrtarin e lartë amerikan apo faktit të vërtetë se ai ka folur me mua për rrezikun rus”.
“Mirëpo fronti i prokurorisë politiko-mediatike i pranishëm edhe në këtë sallë me krejt shtatmadhorinë e vetë, po zhvillon me hov revolucionar në pazar një tjetër proces hetimor, gjyqësor, përmbarimor këtu në Shqipëri”, u shpreh kreu i qeverisë.
Kryeministri shtoi se : “se kush janë dhe pse e bëjnë këtë autorët e kësaj vetëgjyqësie të harbuar, besoj se s’ka shumë nevojë për shpjegime”.


