9.5 C
Tirana

Rama: Situata në Bjellorusi alarmuese. OSBE rol këshillues, t’ju nxjerrim nga ky makth!

Më datë:

Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, Kryeministri Edi Rama iu drejtua takimit special të Këshillit të Përhershëm mbi situatën në Bjellorusi.

Gjatë fjalës së tij, Rama përsëriti edhe njëherë ofertën për qeverinë e Bjellorusisë, që OSBE-ja të bëhet këshilluese me qëllim që të marrë fund makthi, siç tha për popullin e Bjellorusisë.

“OSBE do të ndihmojë popullin bjellorus, dasitë janë të thella këtu, dhuna është gati të shpërthejë. Ne duam që vendi të ecë përpara e për këtë duhet bashkëpunim në Bjellorusi. E që kjo të ndodhë ne do ju ndihmojmë.

Sado të forta t’i kemi opinionet, neve nuk na takon të hyjmë në punët e brendshme të Bjellorusisë, sado të forta të jenë ndenjët nuk na takon të marrim anën e ndokujt. Ne nuk do kërkojmë rolin e vjetërsuar të ndërmjetësimit, thjesht duam të ndihmojmë Bjellorusinë në këtë moment.

Shqetësimet për zgjedhjet presidenciale janë të qarta. Ato nuk u mbikëqyrën dot nga OSBE dhe jemi të qartë, pastaj shpërthyen protestat. Qindra gazetarë janë arrestuar, dëbuar dhe nënshtruar dhunës. kjo është alarmuese e trishtuese, ka humbje jete, është një tablo e shëmtuar, ka njerëz të zhdukur. Ky është makth për Bjellorusinë.

Të gjithë ne kemi një interes legjitim, të drejtën për tu dëgjuar, ne nuk mundemi të rrimë mënjanë. Bjellorusia është këtu si ne, jemi miq, por miqtë duhet t’i kujtojmë njëri-tjetrit se OSBE u themelia për të respektuar thellësisht të drejtat demokratike, sot duhet t’ja bëjmë ta dëgjojë Minsku këtë. Nuk mund të tërhiqemi, s’ka asnjë nëqoftëse dhe por. Bjellorusia nuk është vendi i parë që arrin në këtë lloj momenti.

Oferta që OSBE të bëhet lehtësuese, që Bjellorusia të dalë nga ky makth. Duam të luajmë rol pozitiv kur gjerat shkojnë keq, Ne gati të ofrojmë një proces për këshillim të qetë dhe pa tensione. Duhet të ketë dialog mes qeverisë dhe forcave të radhitura kundwr saj. Ne jemi gati të luajmë këtë rol për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës”,- tha Rama në fjalën e tij.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/487117222246499/?epa=SEARCH_BOX

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...