20.5 C
Tirana

Rama: Shqipëria, rekord me shpejtësinë e procesit të integrimit në BE

Më datë:

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Berlini se Shqipëria po shënon një rekord për sa i takon shpejtësisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin për të marrë pjesë në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë.

l ftuar në tryezën e dialogut përballë moderatorit të njohur Ali Asllan, Rama foli për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Kryeministri theksoi se “kemi pasur një vit të mbarë po ta vendosim në kontekstin e Europës dhe të gjërave si po shkojnë përgjithësisht”.

“Procesi i analizës së legjislacionit ka përfunduar gjatë 11 muajve të fundit. Kemi çelur 5 nga 6 grupkapitujt dhe presim të çelim grupkapitullin e fundit nga fundi i vitit, që praktikisht do të shënojë një rekord për sa i takon shpejtësisë në proces”, tha Rama.

Sipas tij, “në këtë kohë Europa është plotësisht e zgjuar dhe nuk ishte kështu më parë”.

“Fatkeqësisht për këtë duhej agresioni brutal (Rus…shënim i redaktorit) kundër Ukrainës. Por tashmë mund të shohim një dallim të madh. Më parë BE thjesht thoshte se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm shumë gjeopolitikisht, por vetëm me fjalë. Tashmë edhe veprat po tregojnë se ka një angazhim të mirëfilltë për të na sjellë më pranë dhe jo vetëm në nivelin e Komisionit, që e kanë thënë edhe më parë, por tashmë është edhe në nivelin e Këshillit dhe shteteve anëtare”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh se nëse i referohesh hartave, Ballkani Perëndimor është praktikisht “kërthiza” e BE-së.

“Në historinë e hartave, BE është i vetmi realitet gjeografik e gjeopolitik që ka dy kufi. Zakonisht çdo subjekt gjeografik e gjeopolitik ka një kufi të jashtëm. BE ka dy kufi dhe brenda perimetrit të kufirit të brendshëm jemi ne. Në një farë mënyre jemi ‘kërthiza’ e BE-së”, shtoi Rama.

Sipas tij, hezitimi për t’u bashkuar me këtë pjesë është absolutisht një ide jo e mirë.

“Unë besoj fort që për të gjitha ato arsye të mira është BE që ka nevojë për Ballkanin Perëndimor si pjesë e realitetit të vetë, po aq sa kemi nevojë edhe ne për BE-në”, tha kryeministri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...