13.5 C
Tirana

Rama: Raportet e Këshillit të Europës evidentojnë nivelin e lartë të paraburgimeve

Më datë:

Kryeministri Edi Rama siguroi se mazhoranca që ai drejton është e vendosur për një drejtësi të pavarur, ndërsa ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si raste arbitrariteti në dhënien e masave të sigurisë.

“Ne duam një drejtësi të pavarur. Fatmirësisht e kemi sot aq të pavarur, sa që një prokuror në një rreth lëshon 33 masa arresti dhe harron të arrestojë vetëm veten e vet, sepse përveç personit të prokurorit që ka lëshuar 33 masa arresti, nuk ka mbetur askush pa u arrestuar pa filluar gjyqi akoma”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se shqetësimet lidhur me nivelin e paraburgimeve nuk janë vetëm qëndrime politike, por sipas tij pasqyrohen edhe në raportet ndërkombëtare.

Kryeministri përmendi vlerësimet e Këshilli i Europës dhe të Komiteti për Parandalimin e Torturës, duke theksuar se Shqipëria renditet ndër vendet me përqindje të lartë të paraburgimeve pa gjyq.

“Dhe fatmirësisht nuk jam unë që i them këto. Unë jam thjesht një zë, pasi këto thuhen dhe stërthuhen nga Këshilli i Europës, nga Komiteti për Parandalimin e Torturës në Këshillin e Europës, nga raportet ku Shqipëria, për faqen më të zezë të të gjithëve atyre që ia kanë vënë këtë njollë, renditet në fund fare të vendeve, jo të BE-së, por të gjithë kontinentit europian, rrot më rrot me Rusinë, për paraburgim pa gjyq të njerëzve si të ishin mish për top”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, 58% e personave që ndodhen aktualisht në institucionet e vuajtjes së dënimit janë të paraburgosur.

“58% e njerëzve që sot janë mbrapa hekurave janë të paraburgosur. Imagjinoni sa të pafajshëm ka aty, ndër ta. Sikur edhe një prej tyre të jetë i pafajshëm, ky është një problem. Por besoj që probabiliteti është shumë më i lartë se kaq. Futen në paraburgim dhe harrohen brenda”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se mazhoranca nuk do të pajtohet me situata që, sipas tij, cenojnë standardet e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

“Kjo nuk është diçka me të cilën ne mund të pajtohemi dhe ne nuk do të pajtohemi”, u shpreh Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK thërret 40 dëshmitarë për vrasjen e Boriçit dhe tentativën ndaj Musabelli, gjyqi tensionohet

Tension dhe debate të ashpra kanë shoqëruar seancën e...

Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në...

Duka rizgjidhet në krye të FShF-së edhe për katër vitet e ardhshme

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit...

Alket Rizai në dhomën e vrasjes në burgun grek, hetimet fokusohen tek pistoleta dhe siguria

Vrasja e të burgosurit Antonis Papadatos pasditen e djeshme...