Kryeministri Edi Rama sot në Kuvend ka lajmëruar që në krye të herës se sa do jetë bonusi i fundvitit për pensionistët.
Sipas tij, për të gjithë ata që e kanë pensionin deri në 200 Euro, do të ketë rritje të bonusit me 150 Euro.
Ndërsa për pjesën tjetër që e kanë më të lartë se aq, do të dyfishohet bonusi në krahasim me vitet e shkuara.
“Në hyrje të kësaj fjale për projekt-buxhetin 2025, dua t’ju përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej 100 mln eurosh për bonusin e tyre të fundvitit.
Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë ata që kanë një pension deri në 200 Euro, do të marrin trefishin e bonusit të deri djeshëm.
Përmes një bonusi të ri prej 150 Eurosh! Ndërsa, pensionistë që e kanë më të madh se 200 Euro do të marrin dyfishin e viteve të mëparshme përmes një bonusi në masën 100 Euro.
Ky dallim mes të parëve e të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët”, tha Rama.


