22.5 C
Tirana

Rama: Paketa e Maleve, perspektivë e re për turizmin

Më datë:

Kryeministri Edi Rama njoftoi se që në ditën e parë të nisjes së projektit “Paketa e Maleve” janë regjistruar 800 aplikime për investime.

Kryeministri Rama kritikoi kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke i thënë se nuk ka dërguar në qeveri hartën e tokave, ku mund të investohet.

“Kreshnik, pse nuk e ke sjellë në qeveri, hartën e tokave, ku mund të investohet? Duhet ta kishe sjellë, por nuk e ke bërë këtë punë. Kjo, sepse nuk e ke kuptuar mirë Paketën e Maleve. Ju duhet të ndihmoni qytetarët që ta kenë më të lehtë të investojnë”, i tha Rama-kryebashkiakut të Kuçovës.

Kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e heqjes së burokracive dhe përshpejtimit të procedurave për investitorët.

“Duhet të zhduken burokracitë, që mos ketë vonesa, për ata që duan të investojnë”, tha Rama, duke shtuar se është e nevojshme të bëhen amendamentet përkatëse të ligjit për të lehtësuar ngarkesat ligjore.

“Vonesa nga ana juaj është vonesa juaj”, iu drejtua ai zyrtarëve përgjegjës.

Ai përshkroi “Paketa e Maleve” si një “ilaç për një dhimbje” për njerëzit që kanë tokën me zakon, por nuk kanë marrë ende dokumentacionin e nevojshëm.

“Ka shumë njerëz që nuk kanë pranuar ligjin 7501, ose nuk e kanë marrë dokumentin për shumë arsye, dhe që duan të investojnë në tokën e tyre, por nuk kanë letrat”, theksoi Rama. Ai kujtoi ligjin e vitit 2020 që u krijua për të adresuar këtë problem, por që “rezultati nuk është i dëshirueshëm” për shkak të komplikimeve me miratimet e kufitarëve të pronës.

Sipas Ramës, “Paketa e Maleve” është projekt i thjeshtë. “Ai që ka tokën vjen në bashki dhe thotë se dua të ndërtoj një agro-turizëm.”

Kryeministri iu bëri thirrje dhe njëherë kryetarëve të bashkive, që brenda muajit tetor, të dorëzojnë hartat, me tokat, ku mund të investohet për agro-turizëm.

“Duhet të krijoni një Task Forcë në çdo bashki, që të nxisin njerëzit të investojnë në Paketën e Maleve. 500 të parët që do të marrin kontratën, për 10 vjet nuk do të paguajnë asnjë tatim. Nëse kanë shprehur interes, duhet r’i rrini pronto, të ndihmoni ata që duan të investojnë që të jenë tek 500 të parët”, deklaroi Rama.

Rama u shpreh se investimet do jenë tepër të mëdha, që do ndihmojnë edhe ekonomikisht zonën.

“Është investim shumë i madh dhe ky investim është shumë i rëndësishëm për çdo zonë, qoftë dhe më të largëtën. Imagjinojeni sesa para do të sjellë për zonën, nga turistët. E kemi detyrim që t’ju japim mundësinë atyre që kanë tokën e të parëve të tyre, për të investuar aty”, tha Rama.

Rama-kryebashkiakëve: Në çdo cep mund të ngrejmë pika që prodhojnë ekonomi

Kryeministri deklaroi se qeveria është e vendosur të mbështesë fuqishëm çdo nismë që synon ringjalljen ekonomike të zonave malore. “Jemi të gatshëm t’ju mbështesim fuqimisht për këtë. Këtu s’ka të majtë e të djathtë. Ju lutem, fokusohuni shumë fort në këtë pikë,” u shpreh Rama, duke iu drejtuar drejtuesve vendorë dhe sipërmarrësve të pranishëm.

Ai theksoi se territoret malore, që nuk janë ligjërisht të pandërtueshme, ofrojnë potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, veçanërisht në zonat ku turizmi bregdetar tashmë është i konsoliduar.

“Durrësi ka mundësi të pafundme për turizëm, por e njëjta gjë vlen edhe për Lezhën. Nuk është Pierini këtu, por Lezha ka edhe alpe edhe det. Në të gjithë Shqipërinë ekziston kjo mundësi për t’i dhënë një shtysë turizmit malor”, tha ai. Rama solli si shembull transformimin e një ish-reparti ushtarak në një pikë të re turistike që tashmë “prodhon ekonomi”, duke theksuar se projekte të ngjashme mund të ndërtohen në çdo cep të vendit.

“Këtu ishte një gropë, ish-reparti ushtarak. Sot është një pikë që prodhon ekonomi. Dhe pika të tilla mund të ndërtohen kudo në Shqipëri. Kemi parë se kushdo që ka hapur një agroturizëm, apo ka kthyer shtëpinë e vet në një hapësirë mikpritjeje, edhe në zona të vështira për t’u arritur, ia ka parë hajrin.”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se edhe pse bujqësia mund të jetë sfiduese në zona të largëta, turizmi sjell tregun “te dera e shtëpisë” së banorëve. “Në zonat ku mendon se është e vështirë të bësh bujqësi, ku tregu është larg, turizmi ta sjell tregun vetë te dera dhe të troket,”, shtoi ai, duke iu drejtuar me humor edhe kryetarit të Bashkisë së Devollit: “Dëgjon dot ti, kryetari i bashkisë së Devollit?”

Ky projekt synon të lehtësojë investimet në zonat rurale dhe malore, duke përmirësuar aksesin në dokumentacion dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin ekonomik dhe turizmin në këto zona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...