14.5 C
Tirana

Rama-opozitës: Për sa kohë do bëni Prokurorinë popullore, do jeni gjithmonë e më të tkurrur

Më datë:

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Bashkimi Europian mendon se si sot korrupsioni nuk është luftuar asnjëherë në historinë e Shqipërisë.

Në fjalën e tij në seancën plenare ku po shqyrtohet paketa fiskale dhe projektbuxheti i 2026-ës, Rama tha se “isha në Bruksel dhe Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave dhe meqë me pyetët se çfarë mendojnë ata për luftën kundër korrupsionit po ju them se, ata mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar asnjëherë në historinë e këtij vendi”.

Sepse, vijoi Rama, po të mos e mendonim nuk do t’i hapnin kapitujt e negociatave.

“Ndërkohë juve nuk e keni kuptuar akoma që në këtë vend punët janë ndarë. Për sa kohë do të vazhdoni të bëni këtu Prokurorinë popullore, për aq kohë do të vazhdoni të jeni aty ku jeni dhe gjithmonë e më të tkurrur”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “natyrisht këtu nuk jemi për të diskutuar për ju, por meqë më ngacmoni sa herë ju shoh prandaj nuk vij që të mos ngacmohem”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I vunë tritolin biznesit në Kamëz, lirohen dy nga të arrestuarit

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit...

Tabaku: Të vendosim minimumin jetik, buxheti i ka të gjitha mundësitë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku prezantoi sot në...

Ali Ahmeti takohet sot me veteranët e UÇK

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti...

AKMC raporton ndërhyrjet në qarqe pas reshjeve

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi sot se gjatë...