Rama: Nuk merrem me protestuesit, por me përfituesit e protestës

Më datë:

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në rrjetet sociale lidhur me protestat e zhvilluara kundër investimit në Zvërnec, duke deklaruar se kritikat e tij nuk drejtohen ndaj protestuesve, por ndaj personave që përfitojnë dhe instrumentalizojnë kauza të caktuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se protesta, e cila theksoi ai, nisi si një reagim për mbrojtjen e natyrës, është përdorur nga individë me interesa të tjera politike apo ideologjike.

“Mos u merr me protestuesit… Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër”, shkruan Kryeministri.

Rama thekson se, mes pjesëmarrësve dhe mbështetësve të protestës ka individë që promovojnë mesazhe radikale dhe që, sipas tij, janë të lidhur me ideologji ekstremiste.

“Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Rama publikoi fotografi të një gruaje, për të cilën shprehet se, ka marrë pjesë në protestë dhe ka shprehur publikisht qëndrime në mbështetje të figurave të lidhura me regjimin iranian.

Rama shtoi se, personi në fjalë ka bërë thirrje kundër qeverisë shqiptare dhe ka mbështetur figura të larta të regjimit të Teheranit, përfshirë ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad dhe gjeneralin e vrarë Qasem Soleimani.

“Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, shkruan Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, viktimë e një aksidenti në rrugë

E trishtë! Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën...

Posta e Durrësit nën hetim, gjykata lë në fuqi masat e sigurisë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për...

Shqipëria drejt euros, zbardhen kriteret dhe roli i Bankës së Shqipërisë

Euroja do të bëhet monedha zyrtare e vendit tonë...

Zgjedhjet në PD, Berisha: Kemi realizuar një reformim të thellë të strukturave

https://www.youtube.com/live/XrkHA6SdLaY?si=8oeq1YXm1UbKj02z&t=613 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD...