14.5 C
Tirana

Rama nga Skrapari: Do e ngrija një gotë për shëndetin e Ilir Metës dhe familjen e tij, kam ngrënë bukë me ta s’dua t’i shoh keq.

Më datë:

Kryeministri Edi Rama nga Skrapari nuk i ka kursyer sulmet për presidentin Ilir Meta, i cili ka një lidhje të fortë me këtë qytet.

Nga podiumi ku të pranishëm ishin socialistë, Rama kërkoi një gotë raki për të bërë një dolli për Metën dhe familjen e tij, ndërsa theksoi se nuk i do të keqen pasi ka ngrënë bukë me ta.

“Sikur të kishim dhe pak raki këtu Nasip, do ishim….por po të kisha një gotë rakie këtu do e ngrija me shumë sinqeritet për shëndetin e Ilir Metës dhe familjen e tij, patjetër, kam ngrenë bukë me ta s’dua ti shoh keq.

Pastaj do e ngrija për referendumin e Vlorës dhe votën Skraparit që të jetë një referendum që t’i thotë Ilirit; boll tani dhe zbrit nga maja se na turpërove.

Çoni Ilir Metën atje dhe bëjeni çorap. Si popull politikan që jeni, unë jam gati që të bashkëpunoj me Lulzim Bashën me kusht që të ndahen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Natyrisht që Basha nuk ndalet.

Unë dua që pas 25 prilli të jem kryeministër i gjithë shqiptarëve. Jo thjesht tek puna, se aty kam qenë. Të jem kryeministër i gjithë shqiptarët edhe tek goja.

Do më duhet punë me veten, pasi është me rëndësi që politika mos t’i shqetësojë kaq shumë sa i shqetëson nënat e këtij vendi.

Ne do të bëjmë gjithçka, që nënat dhe bashkëshortet e këtij vendi të mos dëgjojnë lajthitje. ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm.

Baba Taku është hajmalia jonë. Amanet shokun tim dhe djalin tuaj Ilir Metën.

Është rasti i fundit për ta shpëtuar dhe të mos e lëmë të përfundojë tek çmendina e Vlorës.”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...