12.5 C
Tirana

Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projektet e reja me arkitekturë mbresëlënëse

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama falënderoi arkitektët e mbledhur për këtë konkurs të radhës të organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, e cila sipas kreut të qeverisë do të jetë “në funksion të krijimit të mëtejshëm të kushteve për të përfituar nga partneriteti publik privat, hapësira të reja për funksione publike”.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë falënderoi edhe arkitektët që pranuan të jenë pjesë e kësaj jurie ndërkombëtare.

“Jam i bindur se do të kemi përsëri një ditë intensive emocionesh krijuese dhe një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës, duke arritur të vendosim një projekt tjetër në radhët e këtyre projekteve që siç prezantoi edhe drejtoresha e Korporatës Shqiptare të Investimeve, janë tanimë në një fazë të avancuar dhe madje një pjesë e tyre janë gati për të marrë lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna”, tha Rama.

Rama tha se falë këtij procesi do të realizohen disa projekte, duke përfshirë ndërtimin e Bibliotekës Kombëtare, Pallatin e ri të Sportit, një stadium të ri si dhe zyra të reja për administratën shtetërore.

“Falë këtij procesi do të kemi pas kaq vitesh një stadium të ri të përmasave evropiane, një tjetër vepër arkitektonike të denjë për historinë e re që po shkruajmë së bashku me këtë skuadër të jashtëzakonshme arkitektësh; Bibliotekën e re Kombëtare, një mjedis i më se i nevojshëm prej vitesh dhe njëkohësisht një tjetër vepër e spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por të arkitekturës bashkëkohore; do të kemi një kompleks të ri zyrash për administratën për një numër të konsiderueshëm institucionesh; Pallatin e ri të Sportit një vepër mbresëlënëse”, tha Rama.

Duke folur për projektet e reja që hyjnë sot në garën ndërkombëtare, Rama tha se i hapet rruga dy drejtimeve të reja për të ardhmen duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë të duart e solidaritetit të shoqërisë; jetimet dhe njëkohësisht edhe për korpusin e ri të inspektorateve.

Rama nënvizoi se Shqipëria tashme është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës bashkëkohore.

“Dua t’i përgëzoj dhe të gjitha studiot lokale që janë këtu të pranishme si partner të studiove ndërkombëtare, se ndërkohë që zhvillohen projekte, lidhen marrëveshje të reja. Shqipëria është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës bashkohore, si një vend që ka një përqendrim të madh arkitektesh ndërkombëtar me shumë zë”, tha Kryeministri.

“Shqipëria është njëkohësisht dhe një universitet i hapur që u jep mundësi arkitektëve të rinj shqiptarë, studiove të reja në Shqipëri, që përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me këta mjeshtra dhe studio të mëdha me plot eksperiencë të marrin dije dhe të përfitojnë eksperienca që nuk ka asnjë universitet apo praktike punë në një studio të huaj që t’i jep”, tha Rama.

Para jurisë ndërkombëtare prezantohen sot projekt-idetë: Shtëpinë e Re të Fëmijëve, një hapësirë moderne dhe dinjitoze, e konceptuar për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve pa kujdes prindëror si dhe kompleksin e ri të Inspektorateve Shtetërore, që synon bashkimin e institucioneve inspektuese në një strukturë funksionale, më efikase dhe më të aksesueshme, në shërbim të qytetarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

KPA rikthen në detyrë prokurorin Lazër Çardaku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi vendimin e Komisionit...

“Isha i lumtur me Liridonën, s’isha në makinë kur…”, Naim Murseli dëshmon në gjykatë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës dëshmoi sot në 29...

Tregtia dhe shërbimet ushqimore, në krye të bizneseve të reja në vitin 2025

Tregtia me shumicë dhe pakicë, si edhe sektori i...

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO-së pezullon dënimin me burg për 5 të pandehur

Apeli i GJKKO-së ka vendosur sot në 29 janar...