20.5 C
Tirana

Rama nga Berlini: BE-ja mbetet e paparashikueshme, por 2030 mbetet objektivi ynë

Më datë:

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Berlini se objektivi për anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030 nuk bazohet në dëshirë, por në fakte.

Rama ndodhet në Berlin për të marrë pjesë në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë.

l ftuar në tryezën e dialogut përballë moderatorit të njohur Ali Asllan, Rama u shpreh se me Komisionin Europian kemi rënë dakord për një kalendar.

“Kalendari i punës tregon se për të gjitha detyrat e shtëpisë që duhet të bëjmë për të arritur anëtarësimin me të drejta të plota në aspektin teknik na duhet të vazhdojmë nga tani deri në 2027 dhe t’i mbyllim kapitujt në 2027. Është një sfidë e madhe për ne, por nëse ecim me kalendarin, nga ana e tyre e marrëveshjes ata do t’i quajnë të mbyllura negociatat dhe do t’i kërkojnë shteteve anëtare ta ratifikojnë”, tha Rama.

Për procesin e ratifikimit nga vendet anëtare, Rama theksoi se janë parashikuar edhe 2 vite të tjera.

Kryeministri theksoi po ashtu se duhet të mbetemi tragjikisht optimistë për këtë proces nëse nuk duam që të kalojmë në vetëpëlqim.

“Ky është një moment në kohë kur ndikimi i një trysnie shumë të lartë që vjen prej agresionit rus, por në përgjithësi nga ndryshimet e mëdha në botë, është i tillë që e mban BE-në shumë të përqendruar në këtë aspekt”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama tha se me BE-në nuk i dihet kurrë, nuk është e parashikueshme.

“Mund të ndryshojë sepse nuk është një vend, është një asamble 27-she. Një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë dhe kjo e ndërlikon edhe më shumë sepse duhet në çdo moment të bien dakord për çdo gjë. Kjo mund t’i ndërlikojë gjërat në të ardhmen ndaj të qenit tragjikisht optimistë është gjëja e duhur”, shtoi Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...