Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Shqipëria mjekë fantastikë, projektet për mjekësinë

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot në 8 prill Spitalin Rajonal të Lezhës, e shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Evis Sala.

Rama bisesoi me bluzat e bardha mbi kushtet e spitalit dhe ambiciet e qeverisë, që synon rritjen edhe të mëtejshme të pagave. Kreu i qeverisë deklaroi se rritja e pagave ka qenë domethënëse, sepse është rritur ekonomia.

“Ne po përpiqemi që mjekët të kenë një pagë dinjitoze. Rritja e pagave ka qenë domethënëse, sepse rritja e ekonomisë ka qenë domethënëse. Plus është edhe indeksimi i rrogave dhe marrja parasysh e vjetërësisë së punës. Tani ekonomia po na ndihmon, që të rrisim pagat për mjekët, mësuesit, ushtarakët etj. Spitali tashmë është modern. Mbaj mend se kur kam qenë herën e fundit, ka pasur probleme në infrastrukturë. Për Spitalin e Lezhës nuk kam konstatuar ankesa. Besoj se e keni krijuar një respekt, tek ata që shërbehen. Krijimi i shërbimit të kimioterapisë është diçka fantastike se do lehtësojë njerëzit. Ne kemi mjekë e infermierë shumë të mirë, por duhet bërë më shumë për menaxhimin”, tha Rama.

Tha se duhet një spital privat brenda spitalit për mjekët, me qëllim që bluzat e bardha ta ndjejnë veten bashkëpronarë të objektit ku punojnë.

“Është me rëndësi që të ndërtohet brenda spitalit, një spital privat, për mjekët. Dhe të jetë pjesë e sistemit të punës të mjekëve të spitalit. Kështu do të jenë bashkëpronarë. Kur mjekët e ndjejnë veten bashkëpronarë të spitalit, mirëmbajtja është më e mirë. Kjo bisedë e këndshme ishte sepse edhe ambienti është i mirë. Mjekët shqiptarë që kanë punuar në kushte të tjera, janë heronj, kjo nuk diskutohet. Por procesi i modernizimit të godinave, ne e kemi nisur e nuk do e ndalim”, deklaroi Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nafta sot: Bordi i Transparencës shpall çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës në datë 8 Prill 2026, në...

Berisha mbledh grupin parlamentar, kundër taksës që dëmton ata pa mjete

https://www.youtube.com/live/pkjkctd2I-I?si=bS-quuSpBVJ4Xdjv Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD. Kreu...

Inflacioni në mars 2,6%, çmimet e transportit u rritën me 7,5%

 Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë...

Kurti në Mitrovicën e Veriut: Ligji bashkon, nuk ndan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të objektit...