Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar me qytetarët në Tropojë, u shpreh lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëmet e saj.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se inflacioni në vend nuk është shkaktuar nga faktorë të brendshëm, por si pasojë e luftës.
Sa i përket kritikëve për krizën energjetike, Rama tha: “Sot është ulur këmbëkryq në të gjithë Europën, ku çmimet e energjisë kanë shkuar në stratosferë, por ne që atëherë vendosëm mburojë”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Sot mund t’ju them që jam I inkurajuar nga ndryshimet që janë të dukshme në Tropjë. E ndjeva rrugë dhe kryetari I bashkisë ma konfirmoi se ka rritje të vazhdueshme të ndërtimeve dhe investimeve, për shtëpia të reja, vila në kuptimin e plotë të fjalës.
Kjo tregon se njerëzit e ndjejnë se gjërat po ndryshojnë dhe potenciali që ka kjo zonë po fillon, ndjeshëm të zbërthehet në mundësi. Numri i vizitorëve në Tropojë këtë vit, ka shkuar në afro 150 mijë vizitorë të interesuar për bukuritë e kësaj natyre.
Nëse kthejmë kokën pas dhe kujtojmë se si ishte situate, një vend ku bukuria vriste, dhe vërtet dëshpëruse.
Nuk është se kemi bërë mrekulli, por disa ndërhyrje që kan hapur rryugë dhe sot kemi një vend me potencial të madh turisitik.
Këtu kemi shëmbujt e parë të zhvillimit ekonomik në lidhje me produkte bujqësore.
Vlera e pronës e pasurisë është rritur dhe do të vazhdojë të rritet.
Jemi në një moment delikat që lidhet me jetën e t gjithëve dhe ka të bëjë me faktin se jemi pjesë e një bashkësie vendesh të përfshira, ndaj të cilës është shpallur një luftë. Lufta në Ukrainë, projekti I Kremlinit nuk është vetëm në anksojë disa copa.
Bombat shkatërrimet, vrasjet plagët e mëdha happen në Ukrainë, por lufta na prekur të gjithëve sepse edhe kthimi i energjisë në armë për të sulmuar popujt, edhe inflacioni i luftës janë të menduara shumë mirë për trazuar vendet e Perëndimit. Inflacionin nuk e ka sjellë ndonjë aktivitet i brendshëm i vendit tonë, por lufta”.


