Rama në Kiev, vjen reagimi nga PD: Po hapet në qillota si ‘lider botëror’, udhëtimi u kushton shqiptarëve qindra mijëra euro

Më datë:

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Kiev, ku po sheh nga afër zonat e dëmtuara nga lufta, vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Deputeti demokrat, Edi Paloka thekson se Rama shkoi në Kiev vetëm për show për t’u vënë në qendër të vëmendjes sipas tij si ‘lider botëror’.

“Efekti real i kësaj vizite është që Rama do hapet pak në qillota se gjoja mori guximin të shkonte në Kiev në mes të luftës dhe kjo po ju kushton shqiptarëve disa qindra mijë euro…”, shkruan Paloka.

REAGIMI I PALOKËS
Tipike per Ramen…

Shkon në Kiev vetem per sho, për tu vënë pak në qëndër të vëmëndjes si “lidër botëror” (pasi pa qe ukrainasit në Kiev, kishin dalë në plazh buzë lumit dhe nuk kishte asnjë rrezik). Ndërkohë vlera praktike për Ukrainen e kësaj vizite është zero, aq sa është vlera reale e Ramës ne arenën ndërkombëtare. Në fakt nje kërkesë të thjeshtë që bëri Zelensky në fjalën e tij para Parlamentit, për të mos pranuar këtë vit turistë rus në Shqipëri, Rama e hodhi poshtë e jo vetem kaq, po në portet tona kanë hyre dhe mallra nga Rusia duke thyer embargon ndërkombëtare.
Efekti real i kesaj vizite është që Rama do hapet pak në qillota se gjoja mori guximin të shkonte në Kiev ne mes te luftes dhe kjo po ju kushton shqiptareve disa qindra mije euro…

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...