Rama: Minishengeni, nuk është nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë

Më datë:

Nga Forumi Ekonomik i Shkupit ku marrin pjesë liderët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, Kryeministri Edi Rama ka thënë se Minishengeni Ballkanik është një nismë e hapur për të gjithë dhe që duhet të jetë projekt i së ardhmes.

Rama u ktheu përgjigje edhe skeptikëve të Minishengenit Ballkanik, për të cilët tha se nuk mund të presin askënd por do të vazhdojnë përpara me axhendën, duke i ftuar që kushdo mund t’i bashkohet kësaj nisme. E duke folur për kundërshtarët e Minishengenit, Kryeministri theksoi se ky nuk është projekt i menduar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, dhe as Serbia nuk është përfituesja më e madhe.

“Ne nuk mund të presim konsensus për t’u takuar, se ne nuk kemi marrë përsipër të bëjmë karikaturë ballkanke të BE këtu që çohet njëri dhe thotë unë vë VETON këtu dhe nuk duhet të takoheni. Ne nuk kemi luksin të humbasim kohë se kemi humbur shumë , kemi humbur shekuj. Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së të tjerëve. Nuk kemi parë asnjëherë se çfarë fitojmë ne nga bashkëpunimi. Kush thotë që kjo është nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë për të rikompensuar Jugosllavinë dhe për t’i dhënë hegjemoninë Serbisë e do vijë të na marri çfarë kemi, jeton në një botë paralele, e dyta jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta harron se po të nisemi kështu duhet të themi që dhe BE është një Jugosllavi e madhe.

Nëse BE është Jugosllavi e madhe, atëherë po kjo është një Jugosllavi e vogël. Por në fakt jo. Për çfarë arsye të gjithë kamionët e mallrave që qarkullojnë në këtë rajon duhet të harxhojnë më shumë kohë në kufij se sa në udhëtim. Për Shqipërinë kjo nismë është strategjike. Brenda vitit të ardhshëm i gjithë sistemi i qarkullimit të njerëzve, kapitaleve të jetë 100% i njehsuar me BE. Madje kemi rënë dakord që do fusim edhe sistemin e informacionit mbi pagesat e TVSH-së”- u shpreh ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Furnizonte shpërndarësit e drogës me kokainë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar...

Dorëzohet Qendra e parë e Çaktivizimit të Armëve, Lamallari: Forcon sigurinë, afron Shqipërinë me BE

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë...

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta shkon 185 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet...

OSBE mbështet forcimin e kapaciteteve për çaktivizimin e armëve të zjarrit në Shqipëri

Për të rritur kapacitetet e Shqipërisë kundër trafikimit dhe...