Rama mbledh qeverinë një ditë pas ndryshimeve në kabinet, cilët ministra munguan

Më datë:

Një ditë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar që i njoftoiditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë këtë të premte, më 27 shkurt.

Kjo mbledhje ishte parashikuar të mbahej ditën e djeshme, por nuk u zhvillua dot pasi seanca maratonë e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave zgjati deri vonë.

Raportohet se mbledhja e sotme e kabinetit qeveritar zgjati rreth 39 minuta.

Tre ministrat e shkarkuar, Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu Vengu mësohet se nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme, po kështu as katër prurjet e reja. Ferit Hoxha, Enea Karakaçi, Ermal Nufi si dhe Eriona Ismaili.

Sjellim ndërmend se ditën e djeshme, pas një mbledhjeje të gjatë, Albana Koçiu u emërua zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut.

Vendin e saj si ministër i Punëve të Brendshme e ka marrë Besfort Lamallari, i cili deri sot mbante postin e ministrit të Drejtësisë. Postin e lënë bosh nga Lamallari e merr Toni Gogu. Ky i fundit zëvendësohet në detyrën e mëparshme nga Eriona Ismaili, e cila është caktuar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë është larguar nga kabineti qeveritar Elisa Spiropali e cila mbante postin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ajo zëvendësohet nga Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE.

Nga kabineti përveç Ballukut dhe Spiropalit është larguar edhe Pirro Vengu. Postin si ministër i Mbrojtjes e ka marrë Ermal Nufi, e cili ka qenë zv.sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri.

Sakaq, postin tjetër të Ballukut, si ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë e merr Enea Karakaçi, i cili ka një eksperiencë të gjerë në sektorin energjitik. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rregullorja e GJKKO-së për gazetarët, Garo kërkon rishikim dhe hapje të procesit

Partia Demokratike shprehu sot shqetësim për rregulloren e re...

Aksionet rrugore në jug, mbi 3300 masa të vendosura në Vlorë, Sarandë dhe Rrogozhinë

 Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës vijon monitorimin intensiv...

Turqi-Saudi-Pakistan, marrëveshje trepalëshe për forcimin e bashkëpunimit ushtarak

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan sot në Mekë...

SafeJournalists kërkon rishikimin e rregullave për aksesin e medias në GJKKO

 Rrjeti SafeJournalists shprehu shqetësim për disa dispozita të Rregullores...