19.5 C
Tirana

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Më datë:

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos, kryeministri Edi Rama u ndal para pyetjeve të gazetarëve për të folur mbi rastin e Belinda Ballukut.

Rama theksoi se qeveria është e përkushtuar të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, edhe kur kjo mund të duket si një padrejtësi: “Ta mbrojmë pavarësinë e drejtësisë edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që nuk ka të ngjashme në Europë, dhe të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Nga ana tjetër, të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre.”

Rama nënvizoi se qëndrimi i tij është garantimi i drejtësisë së pavarur dhe respektimi i kufijve të pushteteve: “Është një pushtet i ri, i ndërtuar mbi një të kaluar që nuk e ndihmon drejtësinë e pavarur.

Aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë pjesë e rëndësishme që duhen forcuar, dhe kjo kërkon durim dhe vendosmëri.

Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Prostitucion në Shkodër, arrestohet 23-vjeçarja braziliane që shfrytëzonte një shtëpi me qira

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent house”, goditet një...