Rama: Lehtësojmë çmimin e karburanteve, hiqet taksa e qarkullimit nga nafta

Më datë:

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot disa risi në kuadër të paketës së re fiskale për vitin 2027.

Rama njoftoi se qeveria planifikon të heqë taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, një masë që do të sjellë uljen automatike të çmimit me 32 lekë për litër në pompë.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se ky vendim lidhet me rritjen e ekonomisë dhe jo thjesht me vullnetin e qeverisë.

“E lashë të fundit në radhë, sepse është një tjetër lajm i shumëpritur nga shumëkush, të cilin përsëri duhet ta mbani mirë parasysh. Nuk e sjell dëshira e qeverisë, as dëshira ime, se dëshirën e kemi pasur gjithmonë, po e sjell rritja e ekonomisë”, tha Rama.

“Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë çmimin e naftës, ndërkohë që taksën do ta vendosim tek makina dhe do ta mbledhim përmes Drejtorisë Përkatëse të Transportit Rrugor”, tha ai.

Gjithashtu, shtoi Rama “do të vendosim një taksë të re qarkullimi, siç e ka gjithë Europa, për makinat e huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë sinjal radio nga një planet 63 vite dritë larg Tokës

Shkencëtarët kanë arritur një rezultat të rëndësishëm në kërkimin...

Largim i parakohshëm nga BQE, Christine Lagarde pritet të largohet në shkurt 2027

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, do...

Bojkoti i avokatëve në pikëpyetje, Dhoma e Avokatisë thërret mbledhje urgjente

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila pezulloi...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja sa do të shiten karburantet

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të...