15.5 C
Tirana

Rama komenton takimet e Bashës: Vazhdon harbimi i dasmorëve, sillet rrugëve të vendit si Borati

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot nga Kukësi takimet elektorale të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mes ironisë, Rama e cilësoi Bashën si personazhi i filmit komedi ‘Borat’.

“Vazhdon harbimi i dasmorëve në Shqipërisë. Që medemek ia ndalojnë makinën në mënyrë spontane njerëzit e nuses. Skema e njohur.

Në drejtimin tonë nuk është problem, problemi është që të ruajmë shëndetin, të mos biem në këto nivele.

Nuk ka mundësi që dikush që pretendon të drejtojë vendin të sillet rrugëve të vendit si Borati.

Një situatë që do ishte komike nëse s’do ishte e rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Është për të ardhur keq.”, tha ai.

Po ashtu ai nuk la pa përmendur edhe aleatët e Bashës, duke mos i kursyer ironitë për ta.

“Këta vetëm për punë nuk janë. Për të pirë një gotë me ulli, natyrisht Dash Shehi është i lezetshëm por deri tek gota e dytë se tek gota e tretë nuk kuptohet asgjë. Është koha që shqiptarët të ndahen nga tifozllëku dhe të gjykohen nga kush ma bën punën më mirë.”, pohoi Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...