12.5 C
Tirana

Rama: Kemi forcuar mbështetjen sociale për njerëzit që nuk shikojnë

Më datë:

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka forcuar ndjeshëm sistemin e mbështetjes sociale për individët që nuk shikojnë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se aktualisht, njerëzit që nuk shikojnë mbështeten me pagesë mujore të indeksuar çdo vit, si dhe me arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale falas.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se kjo kategori mbështetet me pension invaliditeti, kompensim për energjinë dhe telefoninë, si dhe lehtësira tatimore.

“Bashkohu edhe ti, që zëri yt të bëhet drita e tyre”, është thirrja e kryeministri Rama në këtë ditë ndërgjegjësimi.

Në Shqipëri regjistrohen 14 945 individë që nuk shikojnë ose që kanë vështirësi shikimi, prej të cilëve 262 janë fëmijë. Po ashtu në shërbim të tyre janë 3814 kujdestarë.

Aktualisht qeveria mbështet me pagesa mujore të indeksuara çdo vit; garanton mbështetje për arsim 200-300%; shëndetësi e shërbime sociale falas; pension invaliditeti; kompensime për energjinë dhe telefoninë dhe shumë lehtësira të tjera tatimore.

Ndërkohë po punohet për më shumë akses për arsim cilësor, për punësim me dinjitet dhe një jetë totalisht të pavarur.

Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë simbolizon pavarësinë dhe lirinë e lëvizjes për personat që nuk shikojnë.

15 Tetori njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardit të të drejtave të tyre.

https://www.facebook.com/watch/?v=1485654982730525

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kundërshtimi i banorëve ndaj Kayo: Apelojnë edhe tek Ambasada Amerikane

TIRANË- Banorët në Kodër Babrru kanë zhvilluar një protestë kundër...

PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar sot më...

Avokati i Popullit, Balla: Mbështesim kandidaturat e opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

IA mund të ndajë informacione të rrezikshme… mjafton një poezi!

Gjithë çfarë ju duhet të tejkaloni barrierat e një...