14.5 C
Tirana

Rama i dorëzon çelësat familjes në Farkë: Kur vumë tullën e parë, disa ‘inxhinierë’ vunë alarmin se kolona ishte me katër tela…

Më datë:

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministry Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë familjes Allaraj, banesa e të cilëve u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama thotë se kjo është ajo banesa ku disa ‘inxhinierë’ komentuan se kolonat ishin prej katër telash, por sipas kryeministrit kjo shërbeu si ato hudhrat që vihet në hyrje të shtëpisë për mos marrë më sysh.

Ai ka pasur vetëm një vërejtje tek banesa e re, e cila është e para e procesit të rindërtimit, ku thotë se një tub është lënë përgjysmë, por menjëherë e kanë informuar se ullukët janë porositur por nuk kanë ardhur.

STATUSI NGA EDI RAMA

Sot kemi një urim krejt të veçantë

SHTËPIA E PARË E RINDËRTIMIT hap dyert për familjen Allaraj, në ditëlindjen e Merisilda, e cila mbush 13 vjeç

Për pak humor, kjo është ajo shtëpia që kur vumë tullën e parë disa “inxhinierë” këtu, komentuan skeletin e saponisur prej hekuri të kolonave, duke vënë alarmin se ishte me “katër tela”! Ngutja e disave për të nxjerrë fjalën e keqe apo për të bërë “kompetentin” pa diplomën përkatëse, për çdo punë që komentojnë nga kafeneja, plazhi apo krevati ku luajnë me ajfonin e tyre është bërë si puna e atij vargut me hudhra, që vihet në hyrje të shtëpisë për të mos marrë m’sysh
Kështu që duhen falenderuar pa ironi e as pishman edhe thurrësit e këtyre “hudhrave” digjitale, që e vranë syrin e keq mbi shtëpinë e familjes Allaraj, e cila sot nis jetën e re në një banesë tamam siç kemi premtuar, më të madhe, më të fortë, më të bukur, me urimin për ditëlindjen e Merisildes, që bashkë me vellain Merison, të mësojnë mirë, të bëhen të zotët e vetes e të kenë jetë e shëndet

Gëzuar

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F753480152118810%2F&show_text=0&width=560

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...