8.5 C
Tirana

Rama drejt Hagës për të takuar Thaçin: Drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit!

Më datë:

Ditën e sotme, 18 dhjetor, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh në rrjetet sociale, pak para se të takojë në Hagë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Me shpresën se viti 2026 do i japë fund procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, që kreu i qeverisë e quan “teatër absurd”, tha se “drejtësia ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit”.

“Ajo lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve e të drejtave të njeriut, të normave janë në fakt e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë, ku ende pa u dënuar, një president i zgjedhur demokratikisht nga populli sëbashku me tre bashkëluftëtarë, mbahen mbyllur. Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe parada e dëshimtarëve qesharakë të sjellë në sallën e drejtësisë si dhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes, pritet vendimi”, deklaroi kryeministri.

“Dua shumë të besoj se e drejta do të fitojë, që është e drejta e bekuar përjetësisht me gjakun e heronjve, martirëve me dhimbjet e patregueshme të nënave, motrave, grave e vajzave të përdhunuara e të sakatuara, gjatë një periudhe nga më të zymtat, për vetë Europën, në zemër të Europës”, shtoi Rama.

Më tej, u ndal edhe te Samiti i Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua dje, 17 dhjetor, në Bruksel. Nuk kurseu lëvdatat për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ishte inkurajues e i suksesshëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, ku për hir të së vërtetës më duhet ta them që Presidentja e Kosovës  ka shkëlqyer. Ka shkëlqyer dhe me fjalë bindëse, por edhe si rezultat i një punë këmbëngulëse dhe një koordinimi të mirë që kemi bërë javët e fundit, ja ka dalë të zhbllokojë më në fund të gjitha ato fonde të bllokuara nga BE”, tha ai.

Duke u ndalur specifikisht te pozicioni i Shqipërisë përballë Bashkimit Europian, theksoi se “jemi të vlerësuar, respektuar e të mirëpritur maksimalisht”.

“Mënyra si e kam mbajtur qëndrimin tim është ajo që dini, troç, drejt, pa dorashka sepse siç ua kam thënë miqve dhe kolegëve të BE-së, unë them atë që mendoj dhe bëj pastaj atë që thonë ata, në sensin që ne detyrat e shtëpisë i bëjmë në mënyrë korrekte. Nga ana tjetër, ne fjalën tonë e themi hapur, drejt, në sy, pa asnjë kompleks dhe kjo na e ka rritur edhe vlerën në këto tryeza.

Kam theksuar se hapja e të gjithë kapitujve është për ne inkurajim, kam ripërsëritur domosdoshmërinë që Komisioni dhe BE t’i qëndrojnë marrëveshjes, për të mbyllur negociatat në 2027-ën, se ju e dini si janë ndonjëherë këta, i luajnë marrëveshjeve.

Kam garantuar se ne do të vazhdojmë reformat modernizuese dhe në luftën kundër problemeve që këta e kanë dëshirë t’i përmbledhin te lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por është shumë më tepër se kaq. Më vjen mirë, t’ju them edhe një herë tjetër se ju kam nderuar!”, përfundoi numri një i kabinetit qeveritar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...