19.5 C
Tirana

Rama: Destinacion i mirëfilltë evropian arsimimi

Më datë:

Në Tiranë është firmosur ditën e sotme marrëveshja mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në kryeqytetin shqiptar.

I pranishëm në këtë event ka qenë edhe kryeministri Rama, i cili ka mbajtur një fjalë përshëndetëse. Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se po bëhen përpjekje për të pasur një ndërtesë ikonë dhe për të pasur një destinacion të mirëfilltë evropian arsimimi.

Edi Rama: Dua vetëm të ndaj me të gjithë ju shprehjen e mirënjohjes time më të thellë për Federikën, që po ndjek projektin hap pas hapi dhe nga ana tjetër, nuk e fsheh dot kënaqësinë që të kemi Federikën që i afrohet asaj pike ku ne ofrojmë nënshtetësinë shqiptare. Do të jetë më shumë se një nder ta konsiderojmë atë si një qytetare shqiptare.

Lidhur me numrin e madh të të rinjve nga vendet anëtare të BE që duan të vijnë në Tiranë tregon se të vish në Shqipëri nga BE-ja mund të jetë shumë më entuziazmuese se sa të shkosh nga BE në BE. Dua të falenderoj delegacionin e BE-së këtu dhe komisionerin Varhelyi që ka punuar në 360 gradë me ne për t’u siguruar që në të gjitha frontet të bëhen gjëra sa më të prekshme dhe të realizueshme.

Po bëjmë shumë përpjekje për të pasur një ndërtesë ikonë dhe për ta pasur një destinacion të mirëfilltë evropian arsimimi, jo vetëm sa i takon programeve për studentët nga auditoret deri tek fjetoret. Në Tiranë, të rinjtë flenë gjithnjë e më pas sepse jeta e argëtimit është gjithmonë e më tërheqëse, sidomos pas mesnatës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...