10.5 C
Tirana

Rama: Bonusi i pranverës për pensionistët në të gjitha vitet

Më datë:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se skema e re e pensioneve do të adresojë zbutjen e diferencave mes pensioneve të së njëjtës kategori që është krijuar pas reformës së vitit 2014.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama tha se për shkak të rritjes ekonomike qeveria ka vendosur një volum financimi të pensionistëve për fundvitin që do të ishte totalisht i pamendueshëm vetëm disa vite më parë.

“Diskutimi nëse është shumë apo pak është një diskutim tjetër. Nuk është asnjëherë shumë për pensionistët, por 100 milionë euro bonus i fundvitit është një shumë që sot e kemi mundësinë, duke u lehtësuar sadopak nga një barrë e madhe e viteve të rritjes ekonomike ku pensionistët nuk i kemi përfshirë dot”, tha Rama.

Po ashtu, Rama evidentoi faktin se tashmë kemi mundësinë të vendosim edhe një bonus të pranverës, të cilin do ta mbajmë në të gjitha vitet si një pasqyrë që do të reflektojë çdo rritje mbi parashikimin.

Përtej kësaj, Kryeministri theksoi se qeveria është në një proces pune me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë së bashku edhe për një reformë të re të pensioneve.

Kryeministri solli në vëmendje reformën e pensioneve të ndërmarrë nga kjo qeveri në vitin 2014, e cila sipas tij ka sjellë rritje të konsiderueshme të pensioneve.

“Me 40 vjet punë personat e dalë në pension para dhe pas 2014 kanë dy pensione të ndryshme. I pari një pension afër të ultit, i dyti një pension afër 600 euro”, tha Rama.

Kjo ndodh sipas tij, sepse kush e ka qeverisur Shqipërinë më parë e shkatërroi me themel të gjithë sistemin demokratik të pensioneve.

“Nuk e ngriti fare por e shkatërroi të ardhmen duke e trajtuar pensionin si lëmoshë dhe duke sabotuar të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore me një pension tavan 240 mijë lekë dhe me një numër pensionistësh të nxjerrë në pension që 40 dhe 45 vjeç. U shkatërrua komplet struktura e vjetër e sistemit të kaluar dhe nuk u bë asnjë gjë për të krijuar një sistem të ri”, shtoi Rama.

“Sot i kërkohet qeverisë pse ka disbalancë mes pensioneve të së njëjtës kategori për të njëjtat vite pune. Përgjigjja është shumë e thjesht dhe shumë e rëndë. Nëse qeveria do t’i trajtojë pensionet si një detyrim që financohet nga taksat ajo që ka bërë Sudja, Xhaferri dhe Saliu nuk do jetë më e rënda që shqiptarët kanë parë. Ndërkohë që nga ana tjetër ata që vuajnë atë shëmti politike në kurrizin e tyre dhe shikojnë kolegë të tyre që vetëm pse kanë dalë në pension pas 2014 për të njëjtat vite pune, duhet mos t’ja falin kurrë shkaktarëve”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se reforma që po koncepton qeveria do të duhet sidoqoftë të zbusë këtë padrejtësi historike.

“Ajo që është bërë me pensionistët nga pikëpamja e padrejtësisë, pabesisë, brutalitetit, dritëshkurtësisë, është shumë e ngjashme me atë që është me piramidat, por me efekt në kohë dhe në formën e stresit për të gjithë ata që janë viktimë e asaj. Skema e pensioneve ngrihet me shekuj dhe sistemet e pensioneve të ngritura së prapthi në çerekshekulli nuk mund të korrigjohen dhe kthehen së mbari plotësisht për të gjithë në një dekadë. Është teorikisht e pamundur prandaj bonuset janë mundësi që pa prishur skemën dhe pa i hyrë në hak fëmijëve dhe pa i hapur të gjithë shqiptarëve një gropë të padukshme si ajo e Sudes dhe Vehbiut të mund t’i kompensojmë pensionistët”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...