Rama: 90% e bizneseve janë të çliruara nga barra e tatimfitimit

Më datë:

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që e ka biznesin e vogël me zero taksë, ku 90% e bizneseve janë të çliruara nga barra e tatimfitimit si rezultat i një strategjie dhe vendimmarrjeje të qeverisë.

Në takimin me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, Rama tha se “rastësisht dje kur u ndodha në një mjedis shërbimi këtu në Tiranë e pyeta  pronarin sa i kishte pagën minimale dhe më tha 600 euro për paga minimale për sanitaret dhe 1120 euro pagën mesatare. Këto janë pagat minimale në sektorët përkatës, kjo është paga reale në shërbimet e kësaj natyre në Tiranë dhe pak më e ulët në zona të tjera”.

Por, vijoi Rama, kur vjen puna tek deklarimi i pagave pasqyra është komplet tjetër.

“Ne jemi i vetmi vend në rajonin tonë që e kemi biznesin e vogël me zero taksë dhe për një kuriozitet nuk ka vend tjetër në botë besoj po  flasim për rajonin se Europa i ka shumë të larta ku vetëm 10% e bizneseve e paguajnë tatimfitimin, 90% e bizneseve janë të çliruara nga barra e tatimfitimit si rezultat i një strategjie dhe vendimmarrje të qeverisë sonë prej vitesh, që kemi vendosur që ne deri në 2029 biznesin e vogël ta lëmë pa taksa dhe pa TVSH deri në 100 mijë euro xhiro për t’i dhënë frymëmarrje dhe mundësi që të zhvillohet”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ka një shifër tjetër akoma më të jashtëzakonshme në unikalitetin e vet. Në Shqipëri vetëm 27% e bizneseve e paguajnë TVSH, pra 1/4, ndërsa  2/3 nuk paguajnë TVSH. Për të njëjtat arsye që thashë”.

“Nga të gjitha lehtësitë që i janë bërë biznesit këtu shoh njerëz nga sektori i turizmit e kishin 20% TVSH para disa vitesh dhe kërkonin me të drejtë të kishin një tjetër TVSH për shkak të konkurrueshmërisë në rajon dhe ne kemi rënë në një rajon ku të gjithë janë peshkaqenët e Mesdheut në aspektin e kapaciteteve”, theksoi Rama duke shtuar se TVSH është më e ulta 6%.

E dini, vijoi Rama, sa është shuma që shkon në arkën e sipërmarrjeve nga këto lehtësi, pra shuma nga e cila qeveria ka hequr dorë dhe në vend ta mbledhë e ta çojë në arkën e shtetit e ka lënë në arkën e sipërmarrjeve është 1.1 miliard euro në vit në buxhetin e Republikës së Shqipërisë.

“Nuk ka diskutim që ne kemi bërë mirë me këto masa sepse i kemi dhënë shumë frymëmarrje sipërmarrjes dhe nuk ka diskutim që frymëmarrja e sipërmarrjes  është frymëmarrja e ekonomisë”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I vunë tritol të komanduar me telefon një makine, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për...

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në...

“Ngërçi” për pagat e magjistratëve, Gogu: Mosmarrëveshja do të zgjidhet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në konferencë për mediat...

Bilanc alarmant i zjarreve, 39 vatra në 24 orë dhe 6 banesa të djegura në Himarë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë...