Raketa ‘Starship’ e Elon Musk shpërthen gjatë fluturimit

Më datë:

SpaceX lëshoi ​​një tjetër raketë gjigande Starship në hapësirë, por humbi kontaktin disa minuta gjatë fluturimit provë.

Raketa doli jashtë kontrollit menjëherë pas lëshimit të saj nga Teksasi. Nga shpërthimi ranë disa mbeturina dhe detyruan autoritet të anulonin fluturimet në disa aeroporte të Floridës, Miami dhe Orlandos.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nuk ka të lënduar nga rënia e mbeturinave nga qielli.

Kompania SpaceX në një deklaratë sqaroi se do të rishikonte të dhënat për të kuptuar më mirë shkakun e mosfunksionimit të raketës gjigande dhe vuri në dukje se shpërthimi ndodhi pas humbjes së “disa” motorëve.

“Si gjithmonë, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe ky fluturim do të na shërbejë për të mësuarr më shumë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e lëshuar.

Ky ishte misioni i tetë për të testuar raketën, dhe dështimi i saj i dytë radhazi. Starship është raketa më e madhe, më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë dhe është tregues i ambicieve të Elon Musk për të kolonizuar Marsin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...