7.5 C
Tirana

Radhë të gjata për tu vaksinuar tek “1 Tetori”, qytetarët ankohen për mosorganizim

Më datë:

Numër i madh i personave të moshës mbi 65 vjeçare kanë pritur në radhë për tu vaksinuar në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

Mirëpo qytetarët nuk janë të kënaqur me mënyrën e organizimit të vaksinimit, pasi që sipas tyre po hynë shumë persona pa rend.

Shukrije Binaku, edhe pse tha se është në gjendje të rëndë shëndetësore, askush nuk po e merr në konsideratë dhe për t’i dhënë përparësi në vaksinim.

“Protezë edhe s’marrin në dorë hiç, nuk po më lejojnë as me u afruar”.

Kurse Fatmire Sadriu, është shprehur e pakënaqur me mënyrë e organizimit të vaksinimit pasi që tha se shumë persona janë futur pa rend.

Ajo tha se ka aplikuar në platforma E-Kosova, por megjithatë nuk ka pasur përparësi në vaksinim.

“S’kom pas frikë e kam problem se kallballëk, interesimin pe shoh pozitive, dhe nuk ka të keqe por organizimi është dashtë me qenë ma ndryshe kam aplikuar në E Kosova dhe nuk ka përparësi kanë hy plot njeri pa rend”, tha aj për Ekonomiaonline.

Nexhmi Berisha tha se është duke pritur që nga ora 07:30 e mëngjesit derisa shtoi se nuk ka frikë për tu vaksinuar.

Edhe Hysen Dërvisholli është shprehur tejet i zhgënjyer pasi që tha i kanë bashkuar katër komuna, që personat e moshës 65 vjeçare të vaksinohen në sallën “1 Tetori”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...