13.5 C
Tirana

Qytetarët Gjermanë në protestë kundër masave ndaj COVID-19 : Na ktheni në demokraci

Më datë:

GJERMANI– Mijëra qytetarë në Berlin kanë dalë në protesta kundër masave të marra nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Duke e quajtur si “Dita e Lirisë”, ato shprehen se masat e marra po shkelin të drejtat dhe liritë e tyre. Rreth 15 mijë qytetarë janë kundër mbajtjes së maskës në vendet e mbyllura dhe në transportin publik.

“Corona alarm i rremë”, “Po detyrohemi që të mbajmë maskë” janë këto disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.  “Kërkesa jonë është që të kthehemi në demokraci. Larg këtyre ligjeve që na janë imponuar, larg maskave që na bëjnë skllevër”, u shpreh një nga protestuesit.

Kufizimet në Gjermani përfshijnë vendosjen e maskës nëpër dyqane dhe transportin publik, rregullat e distancës sociale dhe kërkesat e higjienës që duhet të zbatohen në të gjithë vendin. Testi është i detyrueshëm për pushuesit që kthehen nga zonat me rrezik të lartë.

Gjermania ka pasur më shumë se 210,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 9,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...