18.5 C
Tirana

Qipro do të mbulojë shpenzimet e turistëve që infektohen me COVID-19 gjatë pushimeve

Më datë:

Qipro do të mbulojë shpenzimet për cilindo turist që rezulton pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve në vend.

Qeveria qipriote thotë se do të mbulojë akomodimin, ushqimin, pijet dhe ilaçet për pacientët Covid-19 dhe familjet e tyre. Pacientët do të duhet të paguajnë vetëm për udhëtimin me taksi në aeroport dhe fluturimin në shtëpi.

Një spital me 100 shtretër do të kujdeset ekskluzivisht për udhëtarët e huaj, të cilët do të testojnë pozitivë. Rreth 112 njësi të kujdesit intensiv të pajisura me 200 ventilator do të rezervohen për pacientë me sëmundje kritike.

Një “hotel karantinë” me 500 dhoma do të presë familjarët e pacientëve dhe kontakte të tjera të ngushta.

Premtimi erdhi në një letër me pesë faqe, të dërguar për qeveritë, linjat ajrore dhe operatorët turistikë, ku përshkruhen protokollet e rrepta të shëndetit dhe higjienës që Qiproja po miraton për të tërhequr vizitorët në vendin që varet nga turizmi.

Turizmi përfshin 13% të ekonomisë së Qipros. Vendi pret të humbasi 2.6 miliardë euro të ardhura nga turizmi këtë vit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konservatorët fitojnë bindshëm zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Partia konservatore në pushtet VMRO-DPMNE ka arritur fitore të...

UBT feston 74-vjetorin, Sallaku: Shkenca dhe inovacioni, baza e bujqësisë së të ardhmes

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) ka festuar sot 74-vjetorin...

Malaj: Nano, ndër politikanët më të rëndësishëm të tranzicionit

Sot dhe nesër në ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë...

TURQI – Ministrat e jashtëm mblidhen në Stamboll për planin e paqes në Gaza

Ministrat e jashtëm nga tetë vende do të mblidhen...