Qindra të plagosur pas tërmetit që goditi Stambollin

Më datë:

Miliona njerëz kaluan një natë të vështirë në Stamboll dhe zonat përreth pas tërmetit me magnitudë 6.2 që nuk shkaktoi viktima apo dëme serioze, por la pas 236 persona të plagosur.

Zyrtarët turq thonë se të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe janë pasojë e sulmeve të panikut dhe përpjekjeve për t’u hedhur nga ndërtesat e larta.

Stambolli konsiderohet një qytet me rrezik të lartë për një tërmet të madh. Ekspertët paralajmërojnë se qyteti ka 64% mundësi që të përjetojë një tërmet të paktën 7 ballë deri në vitin 2030.

Pas lëkundjet kanë vazhduar edhe këtë të enjte, orët e para të mëngjesit është regjistruar një lëkundje 4.2 e shkallës rihter.

Shumë qytetarë kaluan natën në hapësira të hapura, duke ndezur zjarre për t’u ngrohur. Për arsye sigurie, shkollat ​​në zonat e prekura nga tërmeti do të mbyllen deri ditën e premte.

Kujtojmë se dy tërmete me magnitudë 7.8 dhe 7.7 rrafshuan Turqinë jugperëndimore dhe Sirinë fqinje në fillim të vitit 2023, duke lënë pas rreth 60,000 të vdekur në të dyja vendet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...